Gjykata e Strasburgut: Vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe mund të jetë i domosdoshëm

Postuar në 09 Prill, 2021 13:23

Ankesa e disa familjeve çeke në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka sjellë një vendim që me gjasë do të diskutohet shumë. Familjeve në fjalë iu ishte refuzuar pranimi i fëmijëve në kopësht për shkak të mosvaksinimit dhe për rrjedhojë edhe ankesa e tyre. Mediat raportojnë se Gjykata Europiane ka cilësuar se vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe i domosdoshëm në një shoqëri demokratike.

Vendimi rrit mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm në epideminë e tanishme të CoVid-19. E rëndësishme është liria e vlerësimit që gjykata ka lënë për shtetet lidhur me politikat e vaskinimit

citohet nga mediat eksperti Nicolas Hervieu.

Sipas tij vendimi në fjalë thekson një “konsensus të përgjithshëm mbi efektet pozitive të vaksinimit që nuk vihet në diskutim për shkak të efeketve anësore të paevitueshme përderisa po aplikohet një kontroll shkencor strikt”. 

Gjykata mbështet parimin e solidaritetit social që mund të justifikojë imponojë vasksinimin e detyrueshëm edhe për ata që ndihen për pak të rrezikuar nga sëmundja kur vjen puna te mbrojtja e grupeve të personave më të ekspozuar

vijon eksperti.

Po kështu gjykata ka sjellë në vëmendje faktin se në Republikën Çeke aplikohet vaksinim i detyrueshëm kundër nëntë sëmundjeve dhe një gjë e tillë nuk dhunon parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut për “të drejtën e respektimit të jetës private”. Vetë gjykata ka çmuar në arsyetimin e vet se politika e vaksinimit ndjek synime shëndetësore legjitime…sepse mbron si ata që marrin vaksinën, po ashtu edhe ata nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.

Interesat e fëmijëve duhet të marrin përparësi në të gjitha vendimet që i afektojnë ata

shprehet gjykata.

Vendimi në fjalë vendos pra një standar për këdo që nesër do të ankohet pranë saj për çështjet e vaksinimit. Por ky vendim përcakton këtu se shteti, autoriteti publik mundet të ndërhyjë dhe ka përparësi në zbatimin e politikave të veta edhe në raportet shumë themelore mes prindërve dhe fëmijës, duke i dhënë autoritetit precçdencë në të drejtat e veta. Është një temë shumë e rëndësishme që prezumon si dominues raportin me shoqërinë të një individi edhe me koston e lirisë së tij mbi trupin dhe shëndetin e vet. 

Duhet thënë se sanksionimi i vaksinimi si detyrim vjen si një masë më shtrënguese sesa ajo aqë zbatohej dikur në Mesjetë për të sëmurët infektivë të cilët ose dëboheshin, ose izoloheshin. Në fund të fundit dëbimi nga një komunitet ka brenda një aelement lirie më të madhe sesa injektimi në trup i substancave të caktuara që certifikohen si të dobishme me siguri probabiliste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.