ShBA dhe 12 vende të tjera vënë në dyshim saktësinë e raportit të OBSh-së mbi fillimin e pandemisë

Postuar në 30 Mars, 2021 22:57

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësië mbi origjinën e SARS-COV-2 është kontestuar nga 13 vende. ShBA, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Izraeli, Japonia, Letonia, Lituania, Norvegjis, Korea, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë autorizuar një deklaratë të përbashkët të publikuar në faqen online të Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes së cilës vënë në dyshim metodën e përgatitjes së raportit. 

Ka rëndësi esenciale që ne të vëmë në dukje shqetësimet tona se studimi i eskpertëve ndërkombëtarë mbi burimin e SARS-CoV-2 u vonua shumë dhe atij i mungon aksesi në të dhënat mostrat origjinale 

thuhet ndër të tjera në deklaratë. 

Qëndrimi në fjalë pason akuzat se Kina nuk pranoi të jepte të dhënat e para ekipit të hetuesve, duke hedhur dyshimse se diçka po mbulohet në këtë drejtim. 

Vendet në fjalë cilësojnë se ka rëndësi kritike që ekspertët të kenë akses të plotë në të gjitha të dhënat e fillimit të pandemisë për të bërë vlerësime të besueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.