Kanadaja pezullon vaksinën e AstraZeneca për personat nën 55 vjrç

Postuar në 30 Mars, 2021 13:27

Kanadaja ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s për personat nën moshën 55 vjeç për shkak të shqetësimeve se ajo provokon mpiksje gjaku. Pezullimi i rekomandua nga Komiteti Kombëtar Këshillimor për Imunizimin sipas të cilit:

ka shqetësime substanciale rreth përfitimeve të vaksinës së AstrZeneca-s për të rriturit nën 55 vjeç nisur nga rreziqet potenciale

Komiteti në fjalë ka referuar në vendimin e vet të dhënat e verifikuar në Europë sipas të cilave rreziku që një person të zhvillojë mpiksje gjaku me pasoja fatale si pasojë e përdorimit të vaksinës në fjalë, është 1 në 100 000 raste. Ne Europë ky problem është verifikuar kryesisht te femra të moshës nën 55 vjeç, çka edhe shpjegon pezullimin në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.