Sony hyn në listën e gjigantëve të argëtimit, blen Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë

Postuar në 11 Dhjetor, 2020 10:22

Sony Corp. do të blejë AT&T Inc. Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë. Me këtë blerje, konglomerati elektronik synon të forcojë përmbajtjen e tij argëtuese.

Marrëveshja do t'i japë Sony-t akses në pagesat që kryejnë 3 milion abonentë të Crunchyroll në më shumë se 200 vende dhe rajone. Kjo e bën Sony-n një konkurrent të denjë në radhën e gjigantëve të argëtimit, si Netflix. Sony's Funimation Global Group, distributor i përmbajtjes së animuar në SHBA me 1 milion abonentë me pagesë, do të marrë në pronësi Crunchyroll, i cili aktualisht është pjesë e segmentit WarnerMedia të AT&T. Biznesi i animacionit ka lulëzuar kohët e fundit pas suksesit rekord të filmit të animuar "Demon Slayer", i cili është shpërndarë nga Sony e Aniplex Inc. 

Filmi do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2021. Ai do të shpërndahet nga Funimation, tani nën menaxhimin e Sony Pictures Entertainment Inc dhe Aniplex. Crunchyroll ka rreth 550 punonjës, me 250 në SHBA - kryesisht në San Fransisco dhe Los Angeles - dhe rreth 200 në Evropë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.