Apelit të të burgosurve të Agimit të Artë i mungon Christos Pappas

Postuar në 23 Tetor, 2020 01:25

Një nga drejtuesit kryesorë të Agimit të Artë, partia e ekstremit të djathtë në Greqi, Christos Pappas, është shpallur në kërkim pasi nuk gjendet. Mediat raportojnë se policia shkoi në shtëpinë e Pappas pak pasi gjykata dënoi me burgim disa drejtues të Agimir të Artë, por ai ishte larguar. Avokati i tij, Periklis Stavrianakis ka deklaruar se Pappas ka zgjedhur të veprojë kështu, pra të mos paraqitet para autoriteteve.

Klienti im ka pikëpamjet e tij…Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, apo pasnesër dhe se çfarë do të vendosë ai. Kjo është arsyeja se ajo që unë them është e vlefshme vetëm për momentin

ka deklaruar për gazetën Ethnos, Stavrianakis.

Ai është kërkuar në pesë vende të ndryshme, por policia nuk ka gjetur gjurmë të tij. Pappas është dënuar me 13 vjet burg për krijim dhe drejtim organizate kriminale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.