Tjetër koncesion/ Terminali i Konteinerëve në Durrës i jepet privatit për 5 vjet

Postuar në 09 Shtator, 2020 10:13

Terminali i Konteinerëve në Portin e Durrësit do t'i jepet privatit për një afat 5-vjeçar. Autoriteti Portual Durrës ka hapur tenderin me fond limit 3.7 miliardë lekë pa TVSH me objekt: "Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për 5 vjet”.

Afati për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrjen në garë përfundon më 22 shtator 2020.

Porti i Durrësit është epiqendra e tregtisë së mallrave në vend, në të cilin aktualisht zbatohet kontratat e skanimit të konteinerëve.

Koncesioni i këtij terminali më parë është mbajtur nga kompania turke “Kurum”, e cila e humbi të drejtën e menaxhimit pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës e hodhi në gjyq për mosrespektim të kontratës dhe si pasojë mungesë investimesh.

Në janar të këtij viti, përmbaruesit realizuan kalimin e aseteve të këtij terminali në duart e Autoritetit Portual Durrës.

Përpunimi i konteinerëve është një biznes shumë fitimprurës. Volumi i punës në këtë terminal është rritur nga viti në vit, sidomos pasi në lojë hynë edhe bizneset e Kosovës dhe Maqedonisë të cilët transportojnë mallra me konteinerë duke e përdorur portin e Durrësit si pikë tranziti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.