Koronavirusi, 3 herë më infektues

Postuar në 04 Gusht, 2020 13:44

Vietnami u klasifikua si një ndër vendet më të sukseshme në përballjen me koronavirusin gjitë periudhës dimër-pranverë që lamë pas. Mirëpo tani vendi është goditur nga një valë e dytë nëse mund të thuhet dhe rastet janë shtuar ndjeshëm.

Një arsye për këtë është ndryshimi i virusit që është bërë shumë më ngjitës. Të paktën këtë deklaron ministri i Shëndetësisë së Vietnamit, Nguyen Thanh Long sipas të cilit rrezja e infektimit të shtames së re është 5-6, ndërkohë që më parë ishte 1.8-2.2. Pra sipas këtij vlerësimi  një person aktualisht infekton 5-6 të tjerë.

Nuk është e sigurtë nëse versioni i ministrit vietnamez I përgjigjet së vërtetës apo jo, por mediat raportojnë se ky virus i modifikuar është konfirmuar në Bangladesh, Britani dhe Irlandë. Virusi origjinal i gjurmuar në Vuhan të Kinës quhet D614.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.