20 raste të reja me CoVid-19, një personel shëndetësor i riinfektuar

Postuar në 06 Qershor, 2020 14:48

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konstatuar 20 raste pozitive me CoVid-19. Përfaqësuesja Flutra Beqo ka shtuar se mes të prekurve është edhe një personel shëndetësor i riinfektuar pas 3 muajsh. Ky është rasti i parë në këtë kuadër, duke shtuar dyshimet për imunitetin e fituar nga virusi.

Janë përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar

tha Beqo.

Sipas shifrave zyrtare numri i viktimave ka shkuar në 34, pasi mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një 85 vjeçare, ndërsa aktualisht në spital po marrin trajtim 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.