Mërmëritjet diplomatike për protestën

Postuar në 17 Maj, 2020 13:27

 Epilogu i mbijetesës së Teatrit Kombëtar na vuri para syve teatrin e shëmtuar të selive diplomatike në Tiranë. Atyre perëndimore. Disa seli nga BE-ja, Britania e Madhe janë shprehur të shqetësuara për situatën, se me këtë akt u ndërprenë mundësitë për dialog etj..Është një recital i rëdomtë gjoja partnerësh që i kemi parë të vënë shpesh ultimatume, të kritikojnë dhe vendosin afate. Të vijnë e shkojnë me mesazhe dhe me letra në tavolinë. Ky është rasti që të kuptohet se këto seli janë dekor i çdo qeverie, që kanë një rol artificial që buron nga vetëmashtrimi ynë me dasharmirësinë e tyre.

Nuk është ky një gjykim që buron nga sugjestionimi për të drejtën ekskluzive të një kaueze, por për faktin se teksa demokracia na thuhet se promovon dhe promovohet nga protesta qytetare, sot përgënjeshtrohet nga heshtja e plotë për ndërhyrjen policore mbi një objekt kulture. Nga anon sot demokracia? Këtë sigurisht nuk kemi pse t’ua lëmë këtyre zotërinjve që kanë për profesion buzëqeshjen, sepse kaq e dimë: demokracia në Shqipëri është barazuar me të ardhmen tonë. Dhe që këtej rrjedhin të gjitha imperativat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.