Koronavirusi nuk ka pësuar mutacione serioze dhe nuk e ka humbur agresivitetin

Postuar në 10 Maj, 2020 18:44

Mjekësia ka në dispozicion aktualisht 77 “ekzemplarë" të koronavirusit sekuenca genetike të cilëve është zbardhur tërësisht. 

Askush nuk pohon dot se CoVid-19 është realizuar në laborator, ndërkohë që ka një siguri të nadhe se virusi pëson më pak mutacione sesa SARS apo MERS. 

Nuk janë vënë re mutacione domethënëse që lidhen me ndryshimin e patogjenitetit, pra kapacitetin për të goditur dhe për të infektuar

shprehet kreu i Laboratorit Mikrobiologjik të Institutit Lazzaro Spallanzani, Antonio di Caro.  
 
Vëmendja kryesore po përqendrohet në proteinën Spike që koronavirusi përdor për të hyrë në qeliza pasi ndryshimi aty mund të rrisë aftësitë për të anashkaluar sistemin imunitar.

Deri më tani një gjjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërkohë që sipas di Caros virusi nuk është dobësuar, por ka humbur forcën përhapëse për shkak të karantinës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.