Kosovë, Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Postuar në 30 Prill, 2020 17:01

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.

“Të nderuar qytetarë siç jeni të informuar nga konsultimi që zhvillova me të gjithë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike. Të gjitha këto parti vlerësojnë se Kosova duhet të letë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Pas letrave që i kam dërguar kryetarit të LDK sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmojnë se i mbështet kriteret mbizotëruese për qeverinë e re, duke përfshirë sigurimin e shumicës parlamentare e cila mu dëshmua edhe faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar z. Avdullah Hoti si të nominuar për kryeministër të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.