Në rënie, 433 të vdekur nga CoVid-19 në Itali në 24 orët e fundit

Postuar në 19 Prill, 2020 18:23

Në Itali vazhdon prirja pozitive e uljes së numrit të vdekjeve për shkak të CoVid-19 ndonëse numri ditor mbetet i lartë. Sot, Mbrojtja Civile raporton 433 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit ndërkohë që dje sihfra e të vdekurve ishte 482.. Në total numri i të vdekurve arrin  në 23 660 persona dhe janë shëruar 47 055. Shifrat këtu përfshijnë personat e trajtuar në spital. 

Italia qëndron në krye të vendeve europiane për numrin e të vdekurve nga CoVid-19 dhe pas saj me pak distancë vijnë Spanja dhe Franca. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.