Kriza e refugjatëve mund të ketë pasoja destabilizuese

Postuar në 07 Mars, 2020 13:48

Pas Bashkimit Europian edhe ShBA ka mbështetur vendimin dhe qëndrimin e autoriteteve greke për të mos lejuar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Turqia.
I dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimit, Mathew Palmer ka deklaruar të premten se Greqia ka të drejtë të mbrojë kufirin e vet tokësor dhe ka paralajmëruar për pasja destabilizuese nga fluksi i refugjatëve. 

ShBA e konsideron situatën e tanishme të paqëndrueshme, të papranueshme

citohet të jetë shprehur ai gjatë një vizite në portin grek të Alexandroupoli.

Sipas tij janë me mijëra njerëz të cilëve u ëhstë thënë se rruga drejt Europës është e hapur dhe kjo ka vënë në lëvizje grupe të mëdha. 

Kjo duhet të ndryshojë

tha ai. 

Palmer ka shprehur besim se armëpushimi turko-rus në Idlib do të ndikojë për uljen e tensioneve dhe valës migratore, ndërkohë që nënvizuar mbështetje të plotë për sigurimin e kufijve në Egje dhe lumin Evros.

Një tjetër përfaqësues i Perëndimit, kancelari austriak Kurtz ka akuzuar Turqinë se po organizon lëvizjen e refugjatëve duke qenë se në kufirin me Bullgarinë nuk ka asnjë lëvizje deri më tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.