I love you Tayyip, apo I love your tie?

Postuar në 07 Mars, 2020 23:52

Takimi i Moskës mes palës ruse dhe asaj turke ka sjellë edhe një incident të papritur. Një televizion turk, Yol Tv, ka përcjellë në tuiter takimin mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan nën etiketën: I love you Tayyip – Të Dua Taip!

Në video dëgjohet një gjë e ngjashme dhe duket se ministri rus, i njohur për shkëmbimet e tij të lirshme të bisedave dhe mendimeve në takime të ndryshme ka përfituar për një gjest miqësor. Mirëpo Ministria e Jashtme ruse është detyruar të bëjë një përgënjeshtrim, pasi Lavrov, sipas saj i është drejtuar presidentit turk me frazën: I Love your tie – Më pëlqen kollaroja jote.

Në fakt videoja dhe postimi gjendet ende në profilin tuiter të televizionit në fjalë që ka detyruar ministrinë të sqarojë një deklaratë, keqinterpretimi i së cilës provokon një incident të sikletshëm. Fundja Erdogan nuk ka reaguar sikur të ketë dëgjuar një deklaratë dashurie nga një rival strategjik çka e bën të besueshëm sqarimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.