Po sondazhit të prokurores si t’ia gjesh dermanin?

Postuar në 17 Nëntor, 2019 21:13

Arta Vorpsi u vetëbetua te noteri dhe me këtë i tha vetes dhe mbarë shqiptarëve: tani jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 

Shumëkush u habit dhe u çudit, por në mbrojtje të Artës dolën aradha socialistësh, analistësh dhe juristësh që vunë në dukje sinqeritetin e qytetares Vorpsi. 

Iku kjo çudi e pasaportizuar sa hap e mbyll sytë. 

Por kemi çudinë tjetër. Prokurorja e përkohshme Arta Marku ka paraqitur kandidaturën e vet për detyrën në fjalë duke prezantuar bashkë me cv-në edhe një sondazh. Sondazhi thotë se populli e do Arta Markun dhe ky sondazh është bërë nga Top-Channel në faqen online. Zonja Arta thjesht e ka marrë që aty.

Si ta mbrosh këtë veprim? Me dëshirën e zonjës Marku që të prezantohet si Prokurorja që Duam? 

Sigurisht që akrobatë të jurisprudencës do të gjenden përherë, por të gjithë këto mikromarrëzi burokratësh në karrierë dëshmojnë banalizimin dhe relativizimin e detyrës institucionale. Me lirinë për të interpretuar çdo gjë, kemi kështu vazhdimin e ideve populiste të konkursit për Avokatin e Popullit dhe të parimit një anëtar një votë që na solli në derxhenë ku vota nuk ka vlerë dhe në krye mund të dalë kushdo. Siç doli zonja Marku një lloj Atifete Jahjaga e Shqipërisë që sado që flet rrallë ilustron më së miri veten për atë që është realisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.