Ministrat e Jashtëm të BE pa vendim për negociatat

Postuar në 15 Tetor, 2019 18:41

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë u bë qëndrimi kundër i Francës për të dyja vendet dhe kërkesa e Holandës për t’ë ndarë vlerësimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja finlandeze për çështjet evropiane, Tytti Tuppurainen tha se përpjekja për të dërguar një sinjal pozitiv në Ballkan dështoi.

 “Fatkeqësisht kishte disa vende që ishin hezituese. Një vend ishte kundër. Pra kërkohet unanimitet për një vendim. U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme. E vetmja që që mundëm të arrimë është që Këshilli i BE-së do t’i kthehet kësaj çështje dhe shpresoj që do të merret një vendim pozitiv.

Komisioneri i Zgjerimit në Detyrë, Johannes shpreson për një vendim pozitiv në takimin e liderëve të BE-së më 18 Tetor.  “Nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje, kam luftuar për ta bërë të mundur, ekipi ynë është i angazhuar. Edhe nëse largohem nga kjo detyrë, angazhimi do jetë i vazhdueshëm. Shpresojmë t’i bindim të tjerët, sepse po flasim për diçka jetësore. Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative, por procesi është i bazuar në meritë dhe ata i kanë plotësuar kushtet dhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë. 25 vende janë në favor të integrimit”- theksoi Hahn.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.