BB: Janë shtuar rreziqet nga PPP-te, ekonomia varet nga shiu

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:28

Tregëtia me jashtë ka ndikuar negativisht në ritmet e rritjes ekonomike. Në prezantimin e Raportit për vendet e Ballkanit, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në 2.9 përqind, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.

Në raport thuhet se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP) dhe se Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.

Ndër të tjera nënvizohet se  tregu i punës vijon të përmirësohet, pasi  papunësia arriti një nivel të ulët historik prej 11.5 përqind në Qershor 2019.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.