Ilir Beqaj propozon të falen gjobat e AKU-së

Postuar në 19 Shtator, 2019 17:04

Deputeti socialist, Ilir Beqaj propozon  që të falen  gjobat që Autoriteti Kombëtar i ushqimit u ka vendosur operatorëve që merren me prodhimin apo tregtimin e produkteve ushqimore.

Ish-ministri i Shendetesise ka propozuar për këtë edhe një projektligj. Ai thotë se qëllimi i nismës ligjore është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomike që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi, nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit. 

Në propozimin e tij, deputeti Beqaj thotë se inspektimet e AKU  janë shoqëruar me vendosjen e gjobave në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi për ushqimin dhe sigurinë ushqimore, por që sipas tij  operatorët që merren me produktet ushqimore për konsumatorin kanë qenë të painformuar për licensat që duheshin për ushtrimin e aktivitetit. Pak kohë më parë qeveria miratoi  ashpërsimin e e kodit penal për  ata që cënojën sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.