Meta çon betejën për Teatrin në Kushtetuese

Postuar në 24 Korrik, 2019 13:59

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Përplasja tashmë ka marrë edhe formë ligjore, pasi Presidenti jo pa qëllim ka përmendur edhe drejtësinë ndërkombëtare si një shkallë të adresimit të konfliktit.

“I siguroj se kam ardhur këtu për të garantuar që republika e vendit do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit, boll me sundimin e oligarkëve dhe i siguroj të gjithë se duhet të ndërpritet akti kriminal që nisi në mëngjes dhe më solli mua këtu, do të veproj drejtësia shqiptare dhe drejtësia ndërkombëtare ndaj rilindësve lokale dhe ndërkombëtare që e kanë lënë vendi pa gjykatë kushtetuese deri tani.

Ky veprim është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetues të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe njëkohësisht në kundërshti të plotë me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e TK është një simbol kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryhet në harmoni të plotë krim kushtetues, kombëtar, kulturor dhe e gjitha kjo në interes të asaj që mund të quaj me shumë të drejtë, rule of oligarks”- deklaroi Meta në dalje nga Gjykata.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.