Greqia e re dhe basti i Mitsotakis

Postuar në 15 Korrik, 2019 09:44
Alexis Papahelas

 

Ekipi që ka marrë në dorë qeverisjen e vendit është i ndryshëm nga ai që ishim mësuar deri më tani. Shumë i ndryshëm dhe mjaft i afërt me atë që një pjesë e rëndësishme e popullsisë po kërkonte. Është një qeveri që duket se ka hyrë në fushë e përgatitur mirë dhe e planifikuar. Jo vetëm në krahasim me qeverinë krejtësisht të papërgatitur që mori timon e vendit në momentin më kritik të vitit 2015, por edhe me ato të mëparshmet që  presupozohej se kishin figura me përvojë. Ne të gjithë e dimë se si planet anulohen, sepse ajo që ka rëndësi në politikë janë faktet që në çdo moment mund të përmbysin gjithçka.

Është hera e parë në periudhën e krizës që parakushtet dhe plani i biznesit përcaktohen nga Maksimu, jo nga Trojka. Drejtuesit e qeverisë veprojnë me buxhete dhe afate. Gjërat të panjohura para dhe gjatë periudhës së memorandumeve, me një përjashtim të lehtë në kohën e Lojërave Olimpike. Shpresojmë se  këto do të bëhen përfundimisht një pjesë e vetëkuptueshme dhe integrale e administratës së vendit.

Por zoti Mitsotakis bëri diçka që dukej si një kërkesë e kahershme, jo vetëm në sallone por edhe në kafenetë e vendit. Ai zgjodhi në pozicionet kritike drejtues të aftë nga ambjente të tjera politike. Dhe kjo është e pashembullt, me përjashtim ndoshta të vendosjes së Z. Stournaras si Ministër i Financave. Qëllimi ishte gjetja e më të mirëve, pa marrë parasysh se kujt krahu politik i përkisnin. Sepse Z. Tsipras gjithashtu emëroi ministra që më parë ishin pjesë e PASOK ose ANEL, por kriteri ishte thjesht politik-komunikativ.

Një shenjë e shkëlqyer është edhe pjesëmarrja në qeveri e njerëzve që erdhën direkt nga sektori privat. Natyrisht kjo nuk ishte një detyrë e lehtë. Kryeministri aktual ka kërkuar që shumë të lënë punët e tyre në sektorin privat dhe të angazhohen në qeverisje. Shumica u mohuan, për arsye të kuptueshme. Fakti që shumë të tjerë e pranuan do të thotë se kjo vetëm të mira mund të sjellë.. Askush nuk mund të parashikojë nëse kjo pjesë e bashkëqytetarëve tanë do të durojnë ose do të shkrihen në furrën e politikës. Por ne kemi nevojë urgjente për një grup njerëzish që financuar vetë sigurimet e tyre, kanë ndier rrezikun e shkarkimit dhe e kuptojnë tregun.

Pesimistët cinikë dhe të sëmurë shqetësohen, teksa shohin njoftimet e monitorimit elektronik të qeverisë dhe digjitalizimin e plotë të saj. Pa dyshim, ADN-ja e vjetër, e zhurmshme dhe e zbehtë e partisë në pushtet nuk do të tërhiqet kollaj. "Të vjetrit" do të japë betejën e tyre, do të hedhin poshtë çdo përpjekje inovative. Kështu ia kanë dalë  të mbajnë vendin në këmbët e një status quoje. Konfliktet do të ekzistojnë. Nuk është e lehtë të imagjinohet  një ministër ose zëvendësministër teknokrat që i drejtohet një ministri politik për një detyrë të pakryer dhe ai i përgjigjet: "A e dini se kush jam unë? Kam marrë kaq shumë mijë vota ... ".

Por kjo qeveri duhet të ketë sukses. Ne kemi mbetur mbrapa për një kohë të gjatë vitet e fundit. Vetëm duke marrë përsipër riskun dhe duke bërë kapërcime të mëdha mund të rikuperojmë kohën e humbur.

Kathimerini

Titulli: Respublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.