Banka e Anglisë zgjedh Alan Turing si imazh të bankënotës së re 50 paund

Postuar në 15 Korrik, 2019 13:01

Banka e Anglisë ka përzgjedhur imazin e Alan Turing për kartëmonedhën e re 50 paund. Njoftimin e ka dhënë guvernatori Mark Carney sipas të cilit vendimi sanksionon rehabilitimin përfundimtar dhe tërësor të figurës së Turing.

Turing ishte një matematikan i shkëlqyer puna e të cilit ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën sesi ne jetojmë sot. Si babai i shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale , por edhe si hero lufte, kontributet e Alan Turing ishin shumë të gjera dhe inovatore. Turing është një gjigand në shpatullat e të cilit ne qëndrojmë sot

tha ai gjatë një aktiviteti të posaçëm në muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Mançester.

Matematikani në fjalë u zgjodh nga lista e 1000 shkencëtarëve që ishin kandidatë për imazhin në bankënotën e re. ai ka luajtur një rol thelbësor në kthesën e Luftës së Dytë Botërore me thyerjen e kodit Enigma që përdorej nga gjermanët për komunikim të shifruar në betejën e Atlantikut. Në vitin 1952 ai u procedua për homoseksualitetin e tij që çoi në vetëvrasjen dy vjet më pas me cianur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.