Vetëm Shqipërisë i kërkohet vetëpërmbajtje

Postuar në 18 Mars, 2019 15:51

Nuk është vetëm Shqipëria që po tërheq vëmendjen e mediave europiane për situatën e krijuar nga protestat e opozitës. Ditët e fundit edhe në Serbi dhe Mal të Zi ka patur lëvizje të qytetarëve kundër pushtetit. Megjithë ngjashmëritë vihet re se çdo situatë ka specifikat e veta që lidhet sa me qeveritë e tri vendeve, opozitat respektivë dhe ndërkombëtarët.

Nëse në Shqipëri Rama akuzohet si i korruptuar dhe i lidhur me krimin, Vuçiç etiketohet si gënjeshtar, ndërsa Gjukanoviç "hajdut".  Ekziston gjithashtu një ndryshim në mënyrën se si  kanë reaguar qeveritë ndaj mobilizimeve të qytetarëve.

Kështu, Vuçiç u përball me demonstruesit duke luajtur shah, Gjukanoviç thotë se protestat respektohen për aq kohë sa nuk ka dhunë, ndërsa Rama i shpërndan me gaz lotsjellës dhe pompa uji. Kjo ndodhi të shtunë në Tiranë, kur një grup i vogël protestuesish nisën të hedhin gurë tek policët që ruanin parlamentin.

Shqipëria është në fakt i vetmi nga tre vendet ku Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë bërë rekomandime që palët të tregojnë vetëpërmbajtje. BE madje kritikoi vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet. Kujtojmë që të tre vendet, janë në negociata për anëtarësimin në BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.