6 opozitarë të rinj gati të gradohen nga KQZ

Postuar në 09 Mars, 2019 12:32

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se të hënën do t’u japë mandatin e deputetit edhe 6 kandidatëve nga listat shumëemërore të PD e LSI.

Axhenda e mbledhjes parashikon dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatëve të listës shumemërore të partive të opozitës për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit i Astrit Veliajt, Viktor Tushajt, Nora Malajt, Vangjel Tavos, Gent Strazimirit dhe Klevis Balliut.

Mandatin e deputetëve që zëvendësohet e marrin Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti dhe Ligoraq Karamelo. Kjo e çon në dhjetë numrin e deputetëve që do përfaqësojnë opozitën e munguar në parlament.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.