Shtegu ligjor i rikthimit në Kuvend të opozitës

Postuar në 08 Mars, 2019 19:14

Partia demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët janë larguar nga parlamenti duke lënë një derë hapur për t'u rikthyer, nëse mandatet e tyre nuk zëvendësohen. Sipas ish - kreut të KQZ-së Kristaq Kume, procedura  për lënien e mandateve nuk është ndjekur në mënyrë të rregullt, ndaj nëpërmjet këtij shtegu, ish deputetët nëse arrihet një marrëveshje politike edhe mund të rikthehen sërish në Parlament.

Ka shteg që mund të kthehen të gjithë ata që ikën mund të kthehen në Kuvend. Nuk është zbatuar procedura ligjore dorëheqjen nga mandati. Deputetët ose ata që ishin deputet deklaruan dorëheqjen vetëm me shkrim që u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë. Ligji zgjedhor thotë: Nuk njef, nuk përbën shkak për ndërprerjen e mandatit neni 164 deklarata kolektive ose publike që të mund të ndërpritet mandati duhet që deputeti të deklarohet publikisht përpara këshillit të mandateve që dorëhiqet nga cilësia e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kjo gjë nuk është bërë, nuk është mbledhur Këshilli Mandateve, nuk ka administruar Këshilli Mandateve kërkesat ose dorëheqjet e deputetëve”, deklaroi Kristaq Kume ish-kryetar i KQZ-së.

Javën e ardhshme dy kandidat nga lista e LSI-së që kishin firmosur mos marrjen e mandateve pritet që ta marrin atë pasi ndryshuan mendjen. Në lidhje me këtë Kume bëri një sqarim se kur ka vlerë lista me firmat e kandidatëve në listën shumë emërore të opozitës. Sipas Kumes kandidatët mund të ndryshojnë mendjen për të marrë mandatin vetëm nëse nuk kanë kërkuar dorëheqjen të pa revokueshme

Heqja dorë në këtë mënyrë mund të jet e pa revokueshme, dhe nëse është e shkruajtur e tillë pishmani le të bëhët dhe ti mbetet pishman për tër jetën, nuk mund ti kthehet më nëse nuk është shkruajtur e parevokueshme mund të kthehet, theksoi Kume.

Ndërkohë në dy vizita e fundit të ndërkombëtarëve në Shqipëri i kanë bërë thirrje palëve politike që të dialogojnë. Ata këmbëngulin që nëse ka vullnet për dialog, kriza politike aktuale në Shqipëri  që sipas tyre pengon integrimin e vendit mund të kapërcehet. Apeli fundit  vjen edhe nga kryedipolmati i be-së në Shqipëri Luigi Soreca. 

TvTema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.