Luftë hibride që 10 vjet më parë. “Guaido i trajnuar nga serbët e Otpor”

Postuar në 14 Shkurt, 2019 11:07

Juan Guaido u vetëshpall president i Venezuelës pas një takimi me zv.presidentin amerikan Mike Pence. Në media madje është shkuar se ai u vetëshpall pas një telefonate me Pence, por kjo mbetet në kuadër të dyshimit të madh që lidhet me sjelljen e Perëndimit pas puçit të tij ndaj presidentit të vendit, Maduro. 
Dje, agjencia ruse e lajmeve “Sputinik” citonte ambasadorin venezuelian në Moskë, Carlos Rafael Faria Tortosa sipas të cilit Guaido është rekrutuar 10 vjet më parë në Serbi. 

Në vitin 2010, sipas e-maileve të siguruara nga shërbimet venezueliane të sigurisë, Guaido dhe disa studentë të tjerë morën pjesë në një trajnim të fshehtë pesë ditor në hotel “Fiesta Mexicana” në Meksikë. Seancat drejtoheshin nga Otpor, trajnuesit nga Beogradi që kishin rrëzuar regjimin  e Millosheviçit dhe mbështeteshin“nga ShBA. Takimet kanë patur bekimin e Otto Reich, një azilant anti-Kastrist, fanatik që punonte në Departamentin Amerikan të Shtetit të George Bush si dhe krau i djathtë i ish-presidentit kolumbian Alvaro Uribe

është shprehur Tortosa para përfaqësuesve rusë. 

Sipas artikullit të Sputnik, themeluesit e Otpor ndryshuan prezantimin, veshën kostumet dhe krijuan organizatën CANVAS. Të financuar nga ShBA ata udhëtojnë nëpër botë duke u përpjekur për të rrëzuar diktatorë dhe autokratë, apo ata që ShBA nuk I pëlqen. 
Sipas ambasadorit venezuelian amerikanët nisën luftë ekonomike që nga vdekja e Chavez, ndërkohë që ngjan disi e çuditshme që Guadio shpallet spiun pasi u lejua të vinte në detyra të rëndësishme pa u kuptuar se kishte patur axhendë të këtillë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.