Rikonfirmohet Aleanca franko-gjermane

Postuar në 22 Janar, 2019 22:02

Angela Merkel dhe Emmanuel Makron shprehën gatishmërinë e tyre për afrimin e dy vendeve dhe avancimin e projektit për Evropën duke nënshkruar një traktat të ri që ngjalli reagimin e nacionalistëve në të dy vendet.

"Ata që harrojnë vlerën e pajtimit franko-gjerman bëhen pjesë e krimeve të së kaluarës, ata që shpërndajnë gënjeshtra u bëjnë keq njerëzve që thonë se mbrojnë dhe historisë tonë", tha presidenti francez.

Angela Merkel dhe Emmanuel Makron riafirmuan vendosmërinë e tyre për të krijuar sa më parë një "ushtri evropiane" duke  konsideruar se vendet e tyre duhet të kenë një rol udhëheqës në këtë sfidë.

Kancelarja gjermane i referohej në veçanti një "edukimi të përbashkët ushtarak dhe një industrie të përbashkët armësh" të përfshirë në traktatin e ri. Traktati i ri franko-gjerman përfshin një klauzolë dypalëshe të solidaritetit midis dy vendeve në rast të një sulmi ndaj një ose një vendi tjetër, i cili është plotësues i asaj që tashmë ekziston brenda NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Stothtenberg shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e traktatit, duke konsideruar se "Për dekada të tëra bashkëpunimi franko-gjerman është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë".

Parisi dhe Berlini shpresojnë që me rikonfirmimin e aleancës së tyre të rikonfirmojnë për të çuar më tej projektin evropian, të dobësuar nga rritja e euroskeptikëve. "Ndërsa Europa është shqyer nga Brexit dhe kërcënuar nga nacionalizmat, Gjermania dhe Franca duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të udhëheqin rrugën", tha presidenti francez.

Traktati pritet të "plotësojë" atë të nënshkruar në vitin 1963 nga gjenerali de Gaulle dhe Conrad Adenauer, të cilët zbatuan pajtimin franko-gjerman të pas-luftës. Traktati, megjithatë, vë në dukje Agjencia Franceze e Lajmeve është nënshkruar nga dy liderë të dobësuar: Angela Merkel po përgatitet të largohet në vjeshtën e vitit 2021 dhe Emmanuel Makron që po përballet me krizën e "jelekëve të verdhë".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.