Tv Klan raporton nisjen e hetimeve për devijimin e Lanës. A po vihet në pikëpyetje Plani i Stefano Boerit?

Postuar në 27 Dhjetor, 2018 02:04

Tv Klan raportronte dje se Prokuroria ka përfshirë në hetimet për projektin e Unazës së Re edhe punimet e parashikuara në lumin e Lanës.

Një oficer i prokurorisë së Tiranës është paraqitur këtë të mërkurë pranë autoritetit rrugor ku ka sekuestruar planin e studimit për devijimin e Lanës dhe  projektin aktual, i cili pritet të vihet në zbatim. Gjithashtu oficeri ka kërkuar informacion nëse ka patur plan të mëparshëm për ndërtimin e këtij projekti dhe cili ka qenë ai.  Këto dokumente të kërkuara nga ARRSH do t’i bashkëngjiten dosjes hetimore që prokuroria po kryen për tre lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe, ku loti i parë u fitua nga kompania “DH Albania” me dokumente të falsifikuara

raporton televizioni në fjalë.

Për devijimin e lumit të Lanës ka një debat politik që po zhvillohet rreth projektit. Partia Demokratike ka denoncuar faktin se plani vendor është ndryshuar në vitin 2017 për ytë mundësuar zbatimin e projektit të biznesmenit Edmond Bego i cili vlen 60 milionë euro. Në këtë kuadër është bërë edhe ndryshimi e për pasoja devijimi i Lanës nga i cili preken qindra banorë. Në një deklaratë të fundit, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, pranon se plani parashikon zhvillimin e zonës, por nuk pranon që të ketë patur ndryshime në rrjedhën e lumit.  

Nuk kemi asnjë kërkesë për leje ndërtimi në këtë zonë.  Por, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon zhvillimin e kësaj zone. Prandaj, nga të dyja anët e lumit mund të vijnë kërkesa për të marrë të drejtat e tyre zhvillimore dhe për të ndërtuar. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në terren. Lumi vazhdon të jetë në rrjedhën e tij natyrore…

thuhet në të.

Nisur nga kjo përplasje është me vend të kujtojmë atë që thoshte muaj më parë kryebashkiaku Veliaj pak pas miratimit Për shumë që e shohin në televizor u duket e komplikuar, por realisht është një plan me përmasa njerëzore, mjafton t’ ju përmend që plani që ne gjetëm në Bashkinë e Tiranës dhe ishte aktiv, ishte një plan për një Tiranë prej 4.6 milionë banorëtë planit të ri vendor, prezantuar më 20 prill 2017.

Plani i kaluar në thelb ishte një platformë për dhënien e lejeve të ndërtimit klienteliste dhe jo detyrimisht një plan që i shikonte të gjithë aspektet e tjera. Sot është dita me natën, është realisht një plan me përmasa njerëzore, që sikur të shfrytëzojë 100%  koefiçientin, që nuk ndodh kurrë, normalisht as gjysma nuk shfrytëzohet, ne maksimumi do të kemi një Tiranë me 1.5 milionë banorë deri në 2030, që në fakt përkon edhe me rritjen demografike

Sipas Veliajt plani i ri ndryshon nga ai i vitit 2013 sepse udhëhiqet nga parimi urbanizim pastaj ndërtim. Dhe në fakt kjo po ndodh në zonën e Unazës së Re. Ajo që mbetet e paqartë është sesi është përpiluar një plan zhvillimi pa marrë parasysh kostot e shpronësimeve në një zonë ku ka prej 20 vjetësh probleme. Në çdo rrethanë, asnjë qeveri nuk mund të shpërfillë një problem të tillë social, ndërkohë që e paqartë mbetet në këtë kuadër edhe hetimi i nga prokuroria për devijimin e Lanës. Ngjan sikur në pikëpyetje po vihet vetë plani i Stefano Boerit, ose diçka më keq po ndodh: Bashkia nuk po i përmbahet as këtij plani. Në të vërtetë nëse sheh videon promvouese të planit të Boerit, aty parashikohet ruajtja e trashëgimisë së shekullit të 20-të, çka përgënjeshtrohet me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe mandej me ndërhyrjet në Galerinë e Arteve. Po kështu qeveria ka ndryshuar dy herë perimetrin e Zonës Historike dhe asaj të Mbrojtur duke ngushtuar rrethin objekteve ku nuk lejohet ndërhyrja. E në situatën kur zhvillohet ky debat, Bashkia e Tiranës nuk zhgënjen: nëse kërkon në faqen e saj, Plani Vendor nuk gjendet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.