Zeja e re e PD-së dhe LSI-së: Prish ose vidh protesta

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 12:56

Protesta e sotme e studentëve përballë godinës së Ministrisë së Arsimit ka verifikuar hapur përpjekjen e partive politike për t’u infiltruar dhe rrëmbyer drejtimin e saj. Me bilbila dhe duke organizuar kore thirrjesh paralele, të rinj të PD-së dhe LSI-së, siç identifikohen si të tillë nga disa prej studentëve, po përpiqen të prishin një frymë e cila as po i konsideron se ekzistojnë. 

Incidenti me përfaqësuesin e Organizatës Politike, Jani Marka ishte një ndër to. Duhet thënë se OP ka meritat e veta për protestën, pasi ka qenë prezente ndër vite me çështjen e universitetit. Por ajo që ndodh sot është se opozita e nekrotizuar e Sali Berishës dhe Ilir Metës po përpiqen të dalin në shesh të udhëhequr nga antimarksizmi dhe antibolshevizmi, meqenëse OP-ja përbën rrezik. 

Hajdutët e çdo gjëje në këtë vend po i ndihmojnë edhe kryeministrit që rri e pret sesi protesta do të degjenerojë në foltore të Klevis Balliut dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit për të nisur pastaj avazin. 

Askush nuk ka pse të ketë frikë nga OP-ja dhe neomarksizmi predikues i saj. Sepse protesta nuk po vë në diskutim të drejtën e votës, zgjedhjet e lira. Arlind Qori mund të predikojë strategjinë kundër sistemit, por kjo nuk e bën atë të zgjedhurin e qytetarëve. Që edhe ata janë kundër sistemit në formën e tyre: kundër sistemit të hajdutëve që mbron Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama. 

Të cilët në llojin e tyre janë anarkistë dhe banditë pse për ta asgjë nuk duhet të ketë siguri në këtë vend. Opozita ka nisur të tjerrë edhe një tjetër teori: protestën e organizon në një pjesë Erion Veliaj për interesa të vetat. Me siguri këta të PD-së dhe LSI-së duhet të dinë ndonjë gjë, sepse kafe me Erion Veliajn ata pijnë rregullisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.