Neoballisti i së "majtës"

Postuar në 29 Nëntor, 2018 12:28

Ceremonia e 29 nëntorit në varrezat e dëshmorëve në Tiranë ka evidentuar edhe një antipati ndaj Ramës të atyre që mund të quhen simpatizantë të Enver Hoxhës.

Të cilit i kanë gjetur edhe epitetin: Neoballist. Me pankarta në duar ata kanë nderuar edhe figurën e Enver Hoxhës që nga establishmenti është përjashtuar nga përkutjimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. 

Lidhur me këtë sjellje prej kllouni politik të kryeministrit, ka folur edhe historian Pëllumb Xhufi. Gjatë një interviste televizve, z. Xhufi ka bërë këtë vërejtje:

Unë mendoj se z. Rama duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”, që tentoi pa sukses ta krijonte nga e para në vitin 1991. Por, që të marrë një vendim të pjekur i duhet të lerë për një çast Thoma Akuinin e Konfucin e të lexojë diçka edhe nga historia e Shqipërisë. E di që nuk ia mbushin syrin historianët shqiptarë. Le të lexojë të huajt.

Sjelljeve të tij politike u mungon themeli. Janë të sipërfaqshme, konjukturale, pragmatike, reaktive, snobe. Për rrjedhojë, edhe simpatia e publikut ndaj tij s’mund të jetë veçse fluturake, kalimtare. Por nuk është e tillë antipatia, që ai mbjell në mënyrë thuajse të programuar, me paditurinë e me ngacmimet e përditshme e të pavenda, në shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë, duke filluar nga elektorati i tij socialist, pabesisht i braktisur e i poshtëruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.