Fotolajm: Një vepër e Helidon Xhixhës në Tiranë

Postuar në 15 Tetor, 2018 14:48

Është vendosur në rrethrrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë, një vepër artistike e Helidon Xhixhës.

Ajo quhet “Cosmic S” dhe qëndron në mes të një lulishteje rrethore në linjën e perimetrit të së cilës janë ndërtuar disa shatërvanë. Vepra konsiston në dy piramida të kundëvendosura vertikalisht. Vetë autori ka përcjellë disa mendime për veprën duke shtuar se ja dedikon atë Tiranës dhe ndryshimeve që ajo po pëson.

Kjo vepër i kushtohet Tiranës, e cila ka qenë dhe do jetë gjithmonë një ndër shembujt për Shqipërinë, sidomos kohëve të fundit është shembull edhe sa i përket kulturës, arkitekturës, nivelit urbanistik, sportiv, për gjithë vendin

tha ndër të tjera ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.