Abuzimet me fëmijët, Vatikani i jep fund diplomacisë: Akuzat e kryepeshkopit Vigano janë shpifje

Postuar në 07 Tetor, 2018 16:50

Një zyrtar i lartë i Vatikanit, me anë të një letre të hapur, e akuzon kryepeshkopin Carlo Maria Vigano, i cili pak javë më parë nisi një sulm ndaj Papa Françeskut, për ngritjen e një "fushate të vërtetë kundër Atit të Shenjtë, pa pasur baza”.

Kardinali Marc Ouellet i është kundërpërgjigjur me një letër me tre faqe, kryepeshkopit Carlo Maria Vigano, i cili i kërkoi Papës të japë dorëheqjen, me dyshimin se ka mbuluar abuzimet seksuale me fëmijëët të një prifti të lartë amerikan.

Letra e Ouellet, i cili drejton kongregacionin e fuqishëme të Vatikanit për Ipeshkvinjtë, vjen më shumë se një muaj pas deklaratës bombëtë kardinalit Vigano,  cili akuzoi një numër të madh klerikësh aktualë dhe të shkuar të Vatikanit dhe drejtues të kishës në SHBA për mbulimin e skandaleve të Theodore McCarrick, 88 vjeç, ish-kryepeshkop i Uashingtonit.

Vigano tha se Papa e kishte ditur prej vitesh skandalin dhe nuk ka vepruar.

Letra e Ouellet hedh poshtë pikë për pikë deklaratat e Vigano-s. Ai tha se Vigano, i cili është duke u fshehur dhe ka akuzuar përmes mediave konservatore katolke që e kundërshtojnë shpesh Papën, duhet të pendohet për atë që ka bërë. Në letër, akuzat cilësohen shpifje. 

"Eja, dil nga je fshehur. Pendohu për revoltën dhe lëru vend mendimeve të mira për papën, në vend që të përkeqësosh armiqësinë kundër tij", tha ai.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.