Bojkoti i KMSH-së nga qeveria, a po paralajmërohet zëvendësimi i Bruçajt?

Postuar në 21 Gusht, 2018 16:24

Sot besimtarët myslimanë kanë festuar një ndër festat kryesore të tyre, Kurban Bajramin. Siç është bërë zakon tashmë, politika e respekton këtë ditë me vizita dhe urime në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Për ditën e sotme KMSH-ja përcjell këtë njoftim

Drejtues të lartë të shtetit dhe personalitete të jetës fetare, politike e shoqërore kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, gjatë vizitës së tij përcolli urimet më të mira për Kurban Bajramin dhe uroi të gjithë besimtarët për sa më shumë begati, paqe, mbarësi dhe vëllazëri me njëri-tjetrin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, gjatë vizitës në KMSH, uroi të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin me shpresën se kjo festë do të sjellë mbarësi dhe të mira për të gjithë.

Mesazhe urimi përcollën edhe kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet znj. Lorela Konomi, deputetë, politikanë, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
Pjesë e kësaj dite të begatë e festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kreu i Kishës ortodokse Anastas Janullatos, përfaqësues nga Kisha Katolike, z. George Frendo dhe Don Henry, personalitete të jetës publike, përfaqësues të shoqatave bamirëse, drejtues të institucioneve arsimore islame, si dhe një numër i madh besimtarësh e qytetarësh të kryeqytetit

Siç mund të vihet re asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk ka qenë sot pjesë e vizitave. Po ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë nuk është përfaqësuar, pasi deputetët janë aty në cilësinë personale, pa një mandate përfaqësimi politik. 
Është disi e çuditshme kjo mungesë e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që nuk lë rast pa u shfaqur si dashnor i tolerancës fetare dhe një recitues i thënieve të Kuranit që i përdor në iftar apo në takime të rastit. 

Mungesa në fjalë nuk ka sesi të jetë verore, pra për shkak se kabineti qeveritar është i zhvendosur i gjithë në plazh. Kjo është e tepërt të mbahet si argument. Ajo përçon një mesazh, që nëse ka të bëjë me përtesën është varianti më i mirë. 

Disa arsye që mund të hipotetizohen këtu kanë të bëjnë me kreun e Komunitetit, z. Skënder Bruçaj, i cili është prej gati një viti e ca, qendër e sulmeve të vazhdueshme nga mediat pranë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Gazeta Yeni Akit shpërndan vazhdimisht shkrime të përkthyera shqip ku akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit, që bashkë me enturazhin e tij ka uzurpuar këtë komunitet. Erdogan është shumë këmbëngulës kur vjen pun ate gulenistët, aq sa ka prodhuar kosto të mëdha politike edhe me SHBA.

Ngjarjet e pak mujave më parë në Kosovë, kur disa shtetas turq u rrëmbyen nga shërbimet turke për t’u deportuar në Turqi me akuzën e përfshirjes në organizatën FETO, nxori në pah disa çështje shumë delikate, siç ishte p.sh fakti se kryeministri Haradinaj u hoq sikur nuk dinte gjë. Me këtë rast shefi i shërbimeve sekrete u largua nga detyra, por e gjitha kaloi pa ndonjë incident, veç me një deklaratë të Erdogan se “Kosova është shtet i dështuar”. 
Pak ditë më pas nga këto ngjarje, kryeministri shqiptar, Edi Rama u prononcua për herë të parë për çështjen e gulenistëve duke deklaruar se po “mbaheshin në vëzhgim”. Duket se qeveria shqiptare ka marrë anën e Ankarasë zyrtare që u zbulua hapur qëkurse Erdogan në Tiranë kërkoi mbylljen e shkollave të financuara nga fonacionet e filantropit turk. 
A ka të bëjë bojkoti i sotshëm i qeverisë me këtë koniunkturë? (nisur nga njoftimet e KMSH-së dhe nga mungesa e çdo njoftimi në faqen e Kryeministrisë).

Është e vështirë të thuhet me siguri. Por që kreu i KMSH-së është në një situatë delikate kjo është e qartë. Pak javë më parë ai do të prononcohej në një intervistë televizive për ngjarjet e Kosovës duke lënë të kuptohet se autoritetet shqiptare nuk duhet të lejojnë këtë lloj invadimi nga “miqtë të cilëve u lëmë edhe kreun e shtëpisë”.  Kërkesa mediatike dhe politike turke për largimin e Bruçajt tashmë është e qartë. Por distancimi i qeverisë – të paktën përmes aktit të sotshëm – aktualizon qysh tani një betejë për zëvendësimin e tij. Komuniteti mban zgjedhjet e reja në muajin mars 2019 dhe ka zëra se po luhet shumë që Bruçaj të mos rizgjidhet. Ai u kundërshtua edhe kur u zgjodh herën e parë, me insinuata dhe aludime, por që nuk zbuluan asnjëherë natyrën e tyre të vërtetë. 

Sot kemi një tjetër situatë. Kemi një shtet që po investohet hapur për largimin e tij dhe kemi qeverinë shqiptare që bën akrobaci politike me mesazhe të koduara, pikërisht sepse as ka fuqinë, as do dhe me gjasë e ka falur sovranitetin në këtë pikë. 
Nuk është pa domethënie edhe fakti se sot, Myfitu i Tiranës, Gurra u përcoll në të gjitha mediat afër pushtetit për valëvitjen e flamurit kombëtar dhe për faktin se foli “për armatën problematike të drejtësisë”. Janë dy aspekte që i konvenojnë qeverisë në Tiranë. Kjo mundet të jetë thjesht rastësi, pra z. Gurra mund të jetë në diskrecionin e vet për të sqaruar keqkuptimin e vitit të kaluar me mbulimin e monumentit të Skënderbeut, por në një kohë kur ka një ndarje të madhe brenda një komuniteti që parapëlqen të jetë hermetic, çdo shfajqe publike lë vend për interpretim. Gjithçka do të duket më mirë me rastin e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë, parashikuar për fundin e këtij viti. Nisjen e punimeve e përuroi Erdogan, paratë i jep po Erdogan. Është e qartë se ai do të jetë prezent në ceremoni. Po Bruçaj a do të jetë? Apo vallë ceremonia do të shtyhet? Me aq sa lë të kuptojë qeveria shqiptare çdo gjë është e mundur.

Comments

Submitted by Hi hi (not verified) on

E para dhe me erendesishmja Kmsh ja nuk ka lidhje me poltiken dhe eshte komplet puna e tyre se ke vene e ke heqin
E dyta ylli gurra eshte spiun i erdoganit fshatar i shemyuar ne ftyre dhe ne zemer katunar me ftyre te pjekur ne diell debil pra shprehi dhe maturi hahahhaa sa u knaqa duke e share kete budalla Gurren
Nejse
E treta sec kam nje deshire qe ne krye te kmsh te vendoset nje debil si gurra apo dikush i tjeter i erdoganit qe te kuptoje populli vertete diferencen midis te vjetrit dhe te riut

Submitted by Bruci (not verified) on

Analize interesante por pa ditur si qendrojne gjerat eshte ne ajer. Gulenistet e kane braktisur Brucajn qe kur filloi te bente pazaret per rizgjedhjen ne krye te komunitetit. Askush nuk e donte qe ne fillim, por i thane derrit daje me sa duket. tani sdo te degjoje kush per skender brucin.

Te tjert jane larguar me stil ne institucione tjera me humb gjurmet si shefi i depetartametit gazetarise ne universitetit beder qe ka ikur tk gazetari tek shteti. ka edhe te tjere qe duan me humb gjurmet, por bruci eshte si peshku ne zall tani

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.