Ikja nga Shqipëria, varianti kryesor ekonomik

Postuar në 09 Gusht, 2018 17:13

Shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Kjo është një e dhënë shqetësuese dhe me pasoja për ekonominë, por duket se ajo pak e vë në lëvizje qeverinë/të shqiptare. Një sondazh i fundit i realizuar nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri nxjerr në pah se 70% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç duan të ikin jashtë për shkak të papunësisë. 

70 % e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse s’kanë perspektivë për të gjetur një punë. 80% thonë që s’janë të kënaqur me qeverinë pasi nuk i përmbush detyrimet. Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO) thotë se Shqipëria mban rekordin në Europë për papunësinë e të rinjve

citon Top-Channel, Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

ILO po ashtu thekson se Shqipëria 

këtë vit renditet e para në botë sa i takon shifrave të të rinjve të papunë

Shifrat në fjalë bien ndesh me të dhënat e qeverisë dhe agjencive të saj. Pak ditë më parë, INSTAT dhe Banka e Shqipërisë raportuan se shifra e papunësisë në vend është 12.5%, më e ulëta ndonjëherë, çka nuk është se flet shumë në të mirë të klimës. Ka një fakt të perceptueshëm gjerësisht sipas të cilit humori i përgjithshëm në Shqipëri nuk përputhet me entuziazmin e qeverisë aktuale e cila pretendon se po bën shumë për të ndikuar në krijimin e një realiteti më aktivizues.

Dëshira e të rinjve për të ikur edhe në mos qoftë 70%, mbetet e lartë dhe është tregues negativ dhe problematik sidomos në kushtet e një popullsie që ka tregues të plakjes së përshpejtuar. Kësaj prirjeje i duhet një përgjigje reale dhe përmes politikave të prekshme dhe jo stause në rrjetet sociale. Vetëm një vit më parë, Gallup raportonte se 56% e shqiptarëve donin të linin vendin, çka tregon se prirja e ikjes është e qëndrueshme. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.