Grupi çek PPF përfundon blerjen 2.8 mld $ të aseteve të Telenor në Europën Qendrore dhe Lindore

Postuar në 07 Gusht, 2018 11:27

Grupi çek PPF ka realizuar së fundmi blerjen e aseteve të operatorit celular, Telenor që operon në Hungari, Bullgari, Malin e Zi dhe Serbi. Sipas njoftimit zyrtar vlera e operacionit është 2.8 miliardë dollarë dhe është kryer përmes një kredie sindikale.

Blerja është më e madhja në sektorin e telekomunikacioneve në Europën Qendrore dhe Lindore që nga viti 2011

thuhet në njoftimin në fjalë.

Telenor është një ndër grupet më të fuqishme në telekomunikacion në Skandinavi dhe me shtrirje në Europën Lindore dhe Qendrore dhe Azi. Xhiroja vjetore e tij arrin në 125 miliardë euro në vitin 2017 dhe ai numëron 178 milionë klientë. Depërtimi i Telenor në Europën Qendrore dhe Lindore është bërë kryesisht duke blerë operatorë lokalë dhe duke i rritur ata. Ai arriti që në këtë rajon të kishte 9 milion klientë dhe 3500 të punësuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.