Një rol i ri për Ballkanin, Bannon flet për Tv publik serb

Postuar në 03 Gusht, 2018 12:01

Ballkani mund të fitojë në rol të ri, më të rëndësishëm në botë, në kushtet  kur Turiqa, Kina dhe Irani po krijojnë një lloj aleance. Ky është mendimi i Steve Bannon, ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për çështjet europiane gjatë një interviste me televizionin serb, RTRS. Ai ka shmangur cilësimin e Rusisë si një kundërshtare e Perëndimit, duke theksuar se takimi i Helsinkit ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. 

Mendoj se ajo çfarë ndodhi në Helsinki ishte shumë e fuqishme, shumë pozitive. Liberalët në vendin tonë dhe progresivët, përherë kanë dashur të komunikojnë. E kam fjalë  Marrëveshjet e Dejtonit erdhën prej këtyre bisedimeve – ata përherë duan të ulen, të bisedojnë, të angazhohen, përveç se kur Presidenti Trump e bën këtë

është shprehur Bannon.

Sipas tij në zhvillimet e fundit në Europë dhe në destabilizimin që po ndodh ka dorë dhe rol primar, George Soros që po investon miliarda dollarë për OJF të majta, ndërkohë që politika e tij po bllokohet në Hungari, Itali dhe Austri. 
Idetë e Bannon kanë rëndësi për faktin se ish-këshilltari i Trump është angazhuar në një fushatë ideologjike për rigjallërimin e ideve të djathta. Shmangia e Rusisë nga kategorizimi si vend armiqësor bie ndesh me dokumentet kryesore të Shtëpisë së Bardhë. Duket se edhe politika e Trump është e ndarë nga qëndrimet zyrtare përderisa ai është ndër të paktët që miraton përmirësimin e raporteve me Rusinë pa kushtëzime. 

Nuk është e qartë se çfarë passjell një klimë e tillë ruso-amerikane për Ballkanin, por është fakt se dy muajt e fundit zyrtarët serbë kanë deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë kanë nisur të flasin për një klimë të re, “se mendimet tona po dëgjohen”.

Në këtë kuadër, varianti i korrigjimit të kufijve merr tjetër perspektive dhe në Serbi në mënyrë mbivlerësuese po diskutojnë në kontekstin e një “analize strategjike” deklaratat e Pandeli Majkos duke parë te to përpjekjen e krijimit të kufijve të rinj. E qartë është se Beogradi zyrtar po kërkon të zgjidhë çështjen me shqiptarët përmes formulës së rishikimit të kufijve dhe ndoshta afrimi ruso-amerikan krijon kushte të tilla edhe pse në Perëndim nuk ka shenja se politkka e Trump ka mbështetje. Kështu Britania e Madhe që merr presidencën e Këshillit të Sigurimit ka refuzuar të përfshijë Kosovën në axhendë me argumentimin se nuk ka asnjë zhvillim për t’u konsideruar. Në çdo rast, Serbia ka një shans me administratën e re, qoftë edhe për diversione ndaj BE-së dhe kjo jep frymëmmarrje për politikën e jashtme serbe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.