Ekonomia e tuiterit

Postuar në 25 Korrik, 2018 16:32

Mjafton një hollësi publike për të kuptuar mirë se cilët janë njerëzit që vendosin sot për shkak të votave të ndërmjetësuara nga rrjetet sociale. Se cilët janë Erion Veliajt që po pushtojnë skenën e politikës ndërkombëtare. 

Një revistë e njohur italiane online, e specializuar në sigurinë ushqimore, Il fatto alimentare, ka komentuar deklaratën e zv.kryeministit italian, Luigi di Maio, sipas të cilit Italia nuk duhet të importojë agrume nga Tunizia dhe Maroku. Kjo deklaratë e dikujt që bën edhe ministrin e Ekonomisë, ka shkaktuar reagim për faktin se dëshmon injorancë të madhe. Për ta provuar këtë revista sjell të dhënat zyrtare sipas të cilave nga Tunizia janë importuar: 15 tonë limona, në vitin 2016 1 515 tonë, në 2017-ën 240 tonë portokalle. 

Kurse nga Maroku importet janë: në vitin 2015, 679 tonë portokalle, 380 tonë mandarina klementinë dhe 220 mandarina. Në vitin 2016, 220 tonë mandarina, në vitin 2017, 593 tonë portokalle, kurse në vitin 2018,140 tonë portokalle. 

Shifra modeste sa për t’u deklaruar situatë proteksionizmi e që provon nivelin e politikës aktuale në Europë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.