Jo më diskutime me Veliajn

Postuar në 25 Qershor, 2018 12:02

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka deklaruar sot se për çështjen e godinës së institucionit në fjalë nuk mund të diskutojë më me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca, vlerëson se palë në diskutim mund të jetë vetëm nismëtari i ligjit në fjalë dhe jo z. Veliaj. 

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ju përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez.

Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve, të qartë se interesi jonë është publikja dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për cfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të Pronës Publike.

Bëjmë thirrje për rivendosjen e dialogut. Ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projek-ligji.

Ne si artistë nuk e njohim Kryetarin e Bashkisë si autoritetin e ligjshëm me të cilin mund të negociojmë për këtë cështje. Sa kohë është iniciuar një projekt-ligj, autoriteti i cili duhet të reflektoj është autoriteti që ka propozuar projekt-ligjin për tjetërsimin e pronës publike.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bënë thirrje Kryeministrit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projekt-ligjit

thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.