VKM-të magjike që mohojnë të drejta themelore

Postuar në 16 Maj, 2018 00:13

Ky dokument është publikuar në rrjetet sociale dhe tregon efektet e veprimit të VKM-së së marrë së fundmi nga qeveria lidhur me pronat në bregdet. Siç shihet është një refuzim për lëshim të kopjes së kartelës së pasurisë ndaj një kërkuesi arsyetuar pikërisht me VKM-në në fjalë.

Vendim pezullon procedurat e kalimit në pronësi, ndërkohë që kërkesa është për kopje të kartelës së pasurisë, diçka që nuk përputhet me objektin e vendimit.

Situata e pronave është delikate dhe ciladoqoftë propaganda e qeverisë për shtetbërje dhe reforma një gjë është e dukshme: kjo qeveri e përkeqësoi sigurinë juridike të pronës me ndërhyrjet që ka bërë. Nuk është absurde apo e tepërt të mendohet se për pronën situata mund të shkojë drejt një vetëgjyqësie apo një përballjeje sociale sidomos në zona ku ka në process shpronësim të qëllimshëm apo edhe përjashtim të komunitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.