Paqe e brishtë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 14 Maj, 2018 11:40

Paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë. Të paktën këtë mendon kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve, Deutsche Welle të jetë shprehur për një gjë të tillë në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve,  e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.

Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron - në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor.

Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme - natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë - që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është shumë i brishtë.

Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre."

Na duhet t'i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që të mund të rindizet në çdo kohë

tha kancelarja e Gjermanisë.

Merkel është nismëtare e atij që njihet si Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit është hedhur edhe ideja e unionit doganor mes vendeve të rajonit. Në parim, nisma gjermane sugjeron se modeli europian i aplikuar në shkallë rajonale në Ballkanin Perëndimor do të afronte më shumë vendet dhe do të dobësonte peshën e konflikteve që rrinë pezull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.