Historike, Kim Jong-un kalon kufirin drejt Jugut në një vizitë zyrtare

Postuar në 27 Prill, 2018 09:24

Është zhvilluar sot takimi historik mes përfaqësuesve më të lartë të dy Koreve, Kim Jong-un nga Veriu dhe Moon Jae-in nga Jugu. Jong-un ka nisir vizitën në Jug duke u takuar me homologun e tij në linjën kufitare të përcaktuar me luftën e vitit 1953 duke bërë madje edhe gjestin e ecjes së bashku nëpër të. 
Samiti po cilësohet historik edhe sepse ky është i pari në 10 vjet mes dy vendeve ndërkohë që Pheniani ka deklaruar se ka ndërmend të ndalojë programin bërthamor. Nuk është e qartë se çfarë do të arrihet, por shumica e mediave shprehin dyshime, sidomos pas njoftimeve kineze se poligoni koran i testimit të armëve bërthamore është shembur. A po kërkon të fitojë kohë Jong-un? Kjo mbetet për t’u parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.