Huqet e vjetra të "Policisë që Duam"

Postuar në 14 Prill, 2018 23:20

Tema Tv raporton sot për një rast që dëshmon probleme serioze në funksionimin e Policisë së Shteit dhe sidokos në raportin e forcës dhe dhunës psikologjike që shpesh synohet të imponohet nga punonjës të saj. Në adresë të saj ka ardhur një denoncim nga një kompani transpoorti së cilës i janë bllokuar mjetet por pa akt bllokimi.  

Në fletën e gjobës që disponohet nga TvT është verbalizuar sanksioni për një prej automjeteve në masën 3000 lekë. Përtej këtij akti normal, mjetet nuk janë lejuzr të ecin më tej, ndonëse deri në momentin që flasim nuk ka asnjë akt të shkruar për bllokimin e qarkullimit të tyre.

Në bazë të këtij denoncimi, TvT komunikoi me ministrin e Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Policisë Rrugore, Mithat Tola. Në komunikimin e tij telefonik, ministri premtoi zgjidhjen e problemit duke ngarkuar vartësit.

Po kështu, drejtori i Policisë Rrugore, z.Tola dërgoi një pamje fotografike nga kamionët e bllokuar për të argumentuar rrezikshmërinë e ngarkesës, por siç shihet ata kamionë nuk I përkasin kompanisë në fjalë.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe mjetet mbahen të bllokuara dhe nuk lejohet të lëvizin

raporton televizioni në fjalë që sjell dhe video të mjeteve të cilët duket se kanë siguruar në rregull ngarkesën.

Jo pa rëndësi është se në pikën e kalimit doganor mjeteve nuk u është vënë në dukje asnjë problem.

Ndonëse një rast ndër të shumtët, fakti që as ministri nuk arrin të japë të paktën një përgjigje zgjidhëse, apo të inkuadrojë veprimet e vartësve të vet që pretendohet se janë të paligjshme, dëshmon se përpara vettingut të policëve, na duhet një vetting për aftësinë e vetë ministrit. Pasi nga sa rezulton policia nuk ka bërë minimalen: të përcjellë me shkrim dhe argumentim ligjor një vendim që nuk mund të jetë provë force mes një punonjësi të saj dhe punonjësit të kompanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.