Opozita shprehet e sigurtë: Godina e Teatrit Kombëtar nuk do të shembet

Postuar në 07 Prill, 2018 13:33

Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike është shprehur ndoshta për herë të parë zyrtarisht për mosprishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryetari I saj, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me artistë të ndryshëm me të cilët ka ndarë mendimet për atë që po ndodh me objektin në fjalë.

Diskutuam për gjendje katastrofike të artit dhe kulturës, opozita do të ndërtojë projekt kombëtar për artin dhe kulturën, do e propozojmë në Kuvend dhe do e mbrojmë në Kuvend. Kryeministri, që vinte nga bota e artit, se nuk vjen më, është kompleksi i artistit të dështuar që e çon ndaj urrejtjes ndaj artit, po ushtron projekt leninist për të asgjësuar një tjetër vatër të mendimit ndryshe, po i ul kokën artistëve, të asgjësojë elitën kombëtare që projekton mendimin ndryshe. Ne jemi në krah të artistëve, teatri nuk do të shembet

tha ai.

Qëndrimi i opozitës është disi i vonët edhe pse me vlerë. Ai pason vendimin e gjykatës për të vijuar punën për kullat te Liqeni Artificial, për të cilat janë dhënë leje në kohën kur në Bashki ishte Lulzim Basha.

Nga ana tjetër ka disa lajme se artistët vetë kanë një projekt të tyrin ditën e hënë, çka bashkë me ndërhyrjen e opozitës do ta rriste peshën e presionit për teatrin. Artistët kanë zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta që ka dhënë edhe ai mbështetjen e vet. Më herët, në një takim të radhës, disa prej aktorëve propozuan që të kërkohej ndihma e partive të opozitës meqenëse qeveria nuk e mori në konsideratë kërkesën e tyre të mëhershme për godinën ekzistuese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.