Intimitet modern apo bashkëjetesë në çift

Postuar në 08 Prill, 2018 19:29

Nëse jeni në një marrëdhënie dhe nuk bashkëjetoni me partnerin tuaj atëherë gjërat janë shumë të thjeshta, pasi bashkëjetesa, sado e bukur krijon disa probleme. Për shembull si do të ndiheni nëse shtëpia ka një banjo dhe ju duhet ta përdorni të dy në të njëjtën kohë? Duket se në të njëjtën situatë u gjet edhe James Needham, një artist i ri, i cili pikturoi një çift që përdor tualetin në të njëjtën kohë.

E tëra filloi kur gruaja e tij, Alix Needham, e pyeti përse nuk i kishte përfshirë kurrë të dy në një pikturë dhe ai më pas krijoi imazhin e shumë diskutuar. "Unë u përpoqa të portretizojnë intimitetin dhe dashurinë e një çifti modern. Doja një foto më afër realitetit"- shpjegoi ai.

Piktura mori 886,491 pëlqime në imgur.com. Sa i përket komenteve të publikut, reagimet ndryshojnë. Disa thonë se kjo është shprehja më e sinqertë e dashurisë, ndërsa të tjerët nuk e kanë vlerësuar kështu, pasi sipas tyre nuk do të bënin asnjëherë nevojat personale para partnerit të tyre.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.