“Dhuna është mjet legjitim në rrethana të caktuara”

Postuar në 07 Prill, 2018 10:25

Dhuna është një mjet i pranueshëm politik. Qëndrimi vjen nga një vend që bën pjesë në Europën Demokratike si Irlanda e Veriut. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ish-kreu i Sinn Fein, partia që drejtonte IRA-n shprehet ndër të tjera se në arritjen e synimeve politike dhe në rrethana të caktuara dhuna është legjitime. 

Mendoj se dhuna është legjitime në disa rrethana. Dhe rrethanat në atë kohë në veri ishin se njerëzve u mohoheshin të drejtat. Pushtuesit anglezë refuzonin të njihnin të drejtat dhe sulmonin demonstruesit. Gabimi më shkatërrimtar që bëri qeveria angleze ishte se ua kaluan menaxhimin e situatës gjeneralëve. Kjo çonte përherë në militarizimin e situatës

thotë Adams. 

I pyetur rreth faktit se edhe IRA nuk ishte paqësore, por shihte nga dhuna, Adamas shprehet se luftën në Irlandë e sollën anglezët. Revista i ka vënë në dukje Adams se ai është një katolik i devotshëm dhe ngjan paradoksale sesi mund të mbrohet dhuna. 

Është ende pikëpamja ime se përdorimi i armëve në rrethana të caktuara është përgjigje legjitime. Sigurisht që ka shumë gjëra që IRA i bëri gabim dhe unë i kam dënuar

shton ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.