Sean Penn në “Late Show” me Stephen Colbert

Postuar në 31 Mars, 2018 10:51

Sean Penn nuk i shpëtoi vëmendjes së admiruesve në «Late Show” me Stephen Colbert. Aktori, fitues i dy çmimeve Oscar, u shfaq me një pamje karizmatike, ndonëse disa nxituan ta komentojnë  për lodhjen që reflektoi dhe zgjedhjet e tij stilistike. Ai nuk nguroi të pinte dy cigare gjatë show-t, ndonëse kjo është përgjithësisht është e ndaluar në televizion dhe sigurisht jo në përputhje me etikën e ekranit.

Penn i tha drejtuesit të emisionit se para se të vinte në studio kishte marrë qetësues, sepse natën e kaluar kishte vuajtur nga pagjumësia dhe  kështu gjatë intervistës ishte ende nën ndikimin e qetuesuesit Ambien. Përshtypja se Sean Penn po kalon një moment jo të lumtur në karrierën e tij u forcua pasi u pyet nëse është tërhequr me të vërtetë nga aktrimi. "Gjëja më e mirë që mund të ofrojë një aktor në një punë është të luajë mirë me të tjerët, sepse aktrimi është një bashkëpunim; dhe unë mesa duket gjithnjë e më shumë  nuk duket se luaj mirë me të tjerët ".

Drejtuesi i emisionit i kërkoi Penn që të mendonte për lënien e duhanit. Pamjen e Penn nuk u la pa  komentuar edhe e ftuara e radhës e shfaqjes, Sara Gilbert, e cili tha "Wow. Duhet të them se Sean Penn më bën të dukem sikur jam plot energji"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.