A është kushtetuese të paguash për të ardhur në Tiranë?

Postuar në 28 Mars, 2018 16:31

Tarifa  në Rrugën e Kombit mund të anulohet. Këtë mendon juristi Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie që në një prononcim për TemaTv shpjegon edhe rrugën sesi tarifa mund të anullohet. 

Nga pikëpamja juridike, për të mundur koncesionarin, shoqatat ose qytetarët mund të depozitojnë në gjykatë argumentin e mungesës së një rruge alternative kalimi. 

Si mund ta japësh një rrugë publike në administrim privat, si mund t'i thuash një pjese të popullsisë do paguash lekë për të ardhur në Tiranë. Këtu fillon diskutimi, kjo tani se sa është shuma e lekëve që do paguash, është 5 euro apo është 1 euro, nuk ka fare rëndësi, diskutojmë në parim njëherë, a ka rrugë alternative apo s'ka rrugë alternative, ka rrugë publike ku i sigurohet aksesi njerëzve apo s'ka, dhe nëse ka, kjo rrugë për çfarë u bë? Shiheni se si akumulohen këto probleme, pra duke mos i trajtuar në kohë fillojnë shfryjnë pastaj në fund. E dyta, kur u bë kontrata e koncesionit diskutimi ka qenë, a është e gatshme kjo rrugë për koncesion, sepse duheshin edhe 150 milionë euro për ta mbyllur rrugën, se ajo nuk është rrugë fare

deklaroi Manjani.  

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Personalisht mendoj se taksa e Rruges se Kombit ka probleme te tjera, jo keto qe parashtron z. Manjani. Une mendoj se taksat e rrugeve jane 1) te kushtetueshme dhe praktike e zakoneshme ne shume vende te tjera te botes me parime kushtetuese te ngjashme me tonen dhe 2) askush nuk pegon qytetaret te vijne ne Tirane me rruge te tjera, jo nepermjet Rruges se kombit.
Problemet qe shoh une eshte se praktikisht popullesise dhe taksapaguesve shqiptare po u kerkohet te paguajne disa here per Rrugen e Kombit. Fillimisht per ta ndertuar, me vone per te paguar borxhet e rritura prej ndertimit mbi buxhet te kesaj rruge, dhe tashit per mirembajtjen e saj. Nese Shteti Shqiptar nuk kishte takat te ndertonte kete rruge, duhet tja kish parashtruar qytetareve te vet kete gje qe perpara se te shumefishonin borxhin tone kombetar.
Kjo eshte e rendesishme, sepse Rruga e Kombit na u shit si ajo qe "do te rriste fluksin e shkembimeve, tregetine midis Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare dhe do afronte njerezit ne te dy anet e kufirit. Per kete arsye, na u tha, ja vlen sado te futemi ne borxh.
Nese keto argumente ishin te mira ne fillim, dhe ne nuk degjuam njeri te os ishte dakord me to, perse vendosen keto taksa qe detyrojne taksapaguesin tone, akoma te renduar prej borxhit kmbetar qe u rrit si pasoje e ndertimit te kesaj rruge, te paguaje tjeter here nje takse, qe nder te tjera kufizon shkembimet e njerezve dhe tregetine midis dy anet e kufirit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.