Drejtori i Shkollës së Magjistraturës: Kushtetuesja ka dalë jashtë funksionit

Postuar në 23 Mars, 2018 15:56

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, deklaron se me shkarkimin e Fatos Lulos, Gjykata Kushtetuese del jashtë funksionit. Duke folur për TemA TV, juristi Sadushi bën apel që anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të kalojë sa më parë në veting dhe më pas të zgjidhen kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Tek mungesa e vetingut për këshillin, juristi Sadushi sheh pengesën kryesore për zgjidhjen e kolapsit në Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk shkrihet, kjo e bën më emergjente veprimtarinë e organeve të rivlerësimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të kalojë me përparësi anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi me qëllim që ky organ të funksionojë

deklaroi ndër të tjera Sadushi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.