Dalin aferat e Peleshit me emërimet

Postuar në 30 Janar, 2018 19:49

Zyra për shtyp e ministrit të bujqësisë, Niko Peleshi është detyruar të reagojë pas denoncimit nga LSI për emërimin në administratë të një personi me probleme ligjore. Pavarësisht se kush është denoncuesi, Peleshi ka pranuar se emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Nexhip Merolli është bërë në injorim të ligjit të dekriminalizmit. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës për fallsifikim dokumentash, vulash etj.

Reagimi i ministrit Peleshi konfirmon problemet që mazhoranca vazhdon të ketë me emërimet politike, për të cilat në fillim u justifikua me dëshmitë e penalitetit. 

Reagimi:
Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra. 
Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.