Çelja e negociatave shpjegon votën e Shqipërisë në OKB

Postuar në 23 Dhjetor, 2017 11:25

Nga sqarimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për votën pro të Shqipërisë në OKB vështë vetëm një gjysëm fjalie që mund të shpjegojë qëndrimin pragmatist në favor të rezolutës së mosnjohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht argumentit të gjatë se qeveria i është përmbajtur parimeve ideologjike që lidhen me traditën e Shqipërisë në trajtimin e konflikteve të Lindjes së Mesme.

Nevoja e qeverisë shqiptare për t’u prezantuar si përfaqësuese e vlerave europiane në një kohë që është para provimit për të çelur ose jo negociatat me BE-në. Kjo duket se ka çuar palën shqiptare të dalë parimisht “kundër aleatit” të saj më të madh, nga frika se një votë kundër rezolutës ose një qëndrim asnjanës mund të lexohej shtrembër nga Brukseli. Siç sqaroi edhe ministri vendimi ishte “në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”.

Reagimet se qeveria shfaqi tendenca antiamerikanizmi përbëjnë në thelb një shqetësim të pavërtetë, pasi dihet që Shqipëria dhe udhëheqësit e saj politikë nuk kanë fuqinë dhe as peshën për të dalë kundër SHBA-ve.

Qeveria ka shumë nevojë të korrë një sukes europian që do amnistojë në një farë mënyre të gjitha akzuzat si qeveri e drogës, korrupsionit dhe krimit dhe në këtë kuptim çdo koncecsion që i hap rrugë çeljes së negociatave do të ishte i mirëkuptueshëm kur nuk cënon në thelb partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Vetë Uashingtoni nuk ka folur për cënim të marrëdhënieve me Tiranën nga sa u pa edhe në reagimin e ambasadës amerikane për këtë çështje. Ata që flasin në emër të SHBA-ve dhe rrezikut për prishje të marërdhënieve janë Presidenti Ilir Meta, partia e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët sot përfaqësojnë opozitën në Shqipëri. A janë të shqetësuar vërtet se Shqipëria po rrëshqet në drejtime të tjera dhe po ikën nga prehëri i SHBA-së kjo ha diskutim. Përralla për momentin është kjo, me shpresën se Edi Rama mund të rrëzohet si antiamerikan..

Comments

Submitted by timur (not verified) on

Eshte e habitshme se me c'lehtesi te papare,e sillni si argument celjen e negociatave per te justifikuar voten kunder ShBA-se te Qeverise shqiptare!
Nese nuk e keni lexuar,qe me siguri e keni lexuar,po ju sugjeroj te lexoni shkrimin e Sali Berishes,ku me dy fjale shpjegon se pse nuk qendron ky argumenti "europian".
Eshte e habitshme,perseri,se me c'lehtesi te papare thoni qe "edhe Washingtoni nuk ka folur per cenim te marredhenieve me Tiranen"!
E keni fjalen ,mesa duket, per ambasadorin amerikan ne Tirane! Ketu eshte hileja juaj dhe te gjithe atyre gazetareve socialista,rilindista,qe mbeshtesin qeverine,apo thjeshte qe kane ate qendrim ndaj ShBA-se qe kane patur baballaret e tyre per 45 vite diktature.
Eshte hile sa e ulet aq edhe e poshter: shani Presidentin amerikan,Presidentin e zgjedhur nga populli amerikan,e me ane tjeter deklatarat e ushtarit te tij vulehumbur ne Tirane,qe nxinte diten kur u zgjodh Presidenti i vendit te tij, i paraqisni si qendrimet e ShBA-se...!!!
Ore a jeni ne terezi ju more?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.