Përmes zëdhënësit/Presidenti: Vota e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin, nuk pasqyron qëndrim shtetëror

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 11:17

Presidenti i Republikës ka reaguar sot rreth votimit të Shqipërisë në OKB përmes zëdhënësit të tij. Përmes një njoftimi në faqen e presidencës, jepet teksti i reagimit që cilëson se për këtë vendim, kreu i shtetit nuk është konsultuar. 

“Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.
Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara.
Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. 

Presidenti ka shmangur një prononcim të tij personal, apo një dalje të posaçme, ndonëse e konsideron këtë çështje si të rëndësishme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.